Astrologia Meri Shehu ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Wkae Up”, ku edhe ka bërë një parashikim të përgjithshëm për muajin nëntor. Meri ka paralajmëruar të gjitha shenjat e horoskopit të kenë kujdes sepse datat 11 dhe 13 do të jenë shumë të vështira.
“Datat 11 dhe 13 nëntor do të jenë më të vështirat e këtij muaj, sepse do të kemi një përplasje mes Marsit që aktualisht është në Akrep dhe Urani,që është stacionuar në shenjën e Demit. Këto dy data janë të mbushura me shpërthime emocionale dhe konflikte për pasuri.
Situata astrologjike do të marrë flakë edhe nga Hëna e re në Akrep, një fenomen që pritet të ndodhë nesër. Akrepi është shumë ambicioz, zotërues, ka qëllime shumë të fuqishme, më luftarak, kështu që do të kërkojë të bëhet patjetër protagonist në këtë përballje, duke krijuar konfilkte jo veç me Demin, por të gjitha shenjat e tjera.”,- përfundoi ajo.