Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka ngritur alarmin se mbipopullimi, mungesa e ushqimit, ujit, kanalizimeve dhe higjienës bazë po përshpejtojnë përhapjen e sëmundjeve në Gaza.

Përmes një postimi në X, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se mungesa e infrastrukturës funksionale ose aksesi në mjekësi kishte rezultuar në një numër në rritje të infeksioneve midis rreth 1.3 milion njerëzve të zhvendosur në Gaza.
Sipas Ghebreyesus, më shumë se 110,000 njerëz kanë infeksione akute të frymëmarrjes, më shumë se 70,000 kanë një nivel diarreje dhe mijëra janë të prekur nga sëmundje të tjera, duke përfshirë zgjebe, morra, skuqje të lëkurës, impetigo, lisë dhe verdhëz.

Tedros bëri thirrje për një armëpushim të vazhdueshëm dhe paralajmëroi se kushtet aktuale në rrip rrisin rrezikun e shpërthimit të sëmundjeve. Ai gjithashtu përsëriti komentet e mëparshme nga zëdhënësja e OBSH-së Margaret Harris se më shumë njerëz mund të vdesin nga sëmundjet sesa nga bombardimet nëse sistemi shëndetësor nuk përmirësohet.
“Ne kemi nevojë për një armëpushim të qëndrueshëm. TANI. Është çështje jete ose vdekjeje për civilët”, tha Tedros