Detaje tronditëse kanë dalë nga abuzimet seksuale me nxënësit në shkollat e Mbretërisë së Bashkuar. Sipas burimeve për mediat e huaja, disa dëshmi të studenteve të ndryshme janë bërë publike lidhur me këto abuzime. Studentët thonë se pranimi në një nga 18 institucionet prestigjioze të dramës në Mbretërinë e Bashkuar është si të fitosh llotarinë. Klasat janë të vogla, nga 15 deri në 30 studentë. Fytyrat e ish-studentëve të famshëm shpesh varen në muret sipër tyre, duke u kujtuar studentëve të rinj se sa të privilegjuar janë të ecin në të njëjtën rrugë. Gjatë studimit të tyre, aktorët aspirues mund ta gjejnë veten të shtyrë në kufijtë e tyre. Ata pritet të marrin pjesë në një sërë përvojash fizike dhe shqisore të krijuara për t’i përgatitur për rolet e ardhshme në skenë ose ekran. Por pas dyerve të mbyllura, thonë maturantët, vija e kuqe e asaj që është e pranueshme po kalohet dhe shfrytëzohet. “Një terren pjellor për sjellje të pahijshme seksuale”, kështu e përshkroi një ish-student kulturën brenda këtyre institucioneve.
Ish-drejtoresha e shkollës së dramës, Annemarie Lewis Thomas, e cila themeloi Akademinë e Teatrit Muzikor, tashmë të mbyllur, beson se disa institucione udhëheqëse po shfrytëzojnë studentët.Që në moshë të re, këtyre studentëve u thuhet të bëjnë gjithçka që duhet për të pasur sukses, thotë ajo. Pastaj ata dalin në industri pasi janë mësuar të thonë vetëm po. Sky Neës foli me më shumë se 50 njerëz që ndanë përvoja të ngjashme traumatike të sjelljes së keqe dhe ngacmimit. Ata pranuan vetëm të flisnin në mënyrë anonime, nga frika e ndikimit që mund të kishte në karrierën e tyre të ardhshme.
Më poshtë janë fragmente nga dëshmitë e tyre.
“Mësuesja u tha shokëve të klasës që të improvizonin duke më përdhunuar në një grup”, u shpreh një prej studenteve. “Ne merrnim pjesë në klasa lakuriq. Mësuesit i bënin të gjithë të zhvisheshin dhe të ecnin përreth ndërsa njerëzit pëshpëritnin me njëri-tjetrin”, tha dikush tjetër. “Një mësues i dërgoi një video të tij duke u masturbuar një studenti tjetër. Unë e pashë videon, të realizuar në mjediset e kolegjit”, tha dikush tjetër. “Mua më bërtiti një student tjetër dhe më pas shkova në një skenë përdhunimi. I thashë shkollës se kisha përjetuar sulme seksuale më parë dhe se kjo do të ndikonte në shëndetin tim mendor”, tha një tjetër dëshmitar. “Ne ishim të indoktrinuar në këtë flluskë të ngjashme me kultin dhe pritja ishte t’i thoshim “po” gjithçkaje”, u shpreh dikush tjetër.