Zbardhen detaje nga shpërthimi në Laprakë, ku u dëmtua një biznes. Ngjarja ndodhi në rrugën ‘Dritan Hoxha’. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se shpërthimi ka ndodhur para një lokali, ku janë dëmtuar xhamat e tij.

Sakaq, pronari i lokalit nuk ka precedent penal të mëparshëm dhe njihet si person që nuk ka probleme. Ai në deklaratat paraprake ka thënë për policinë se nuk ka pasur konflikte me persona të tjerë dhe nuk e di se kush mund t’ja ketë vendosur eksplozivin.

Policia ka administruar kamerat e sigurisë për të parë se kush e ka hedhur lëndën plasëse.