Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se situata në spitalin Al-Shifa mbetet shqetësuese dhe se nuk ka më pacientë që janë larguar nga godina e sulmuar.
Pas vizitës në ambientet spitalore gjatë fundjavës, u theksua nga përfaqësuesit e OBSH-së mungesa e ujit, ushqimeve, ilaçeve dhe karburantit. Ndër të tjera ata shtuan se spitali është një “zonë vdekjeje” ku situata mbetet “e dëshpëruar”.
Sipas zëdhënësit Dr Ashraf al-Qudra deklaroi se qindra persona që ishin strehuar në spitalin më të madh të Gazës u evakuuan, pjesa më e madhe u larguan në këmbë.
Gjatë ditëve të fundit, shumë nga raportimet tona janë përqendruar në spitalin Al-Shifa – më i madhi në Gaza, nga 31 foshnjat e lindura para kohe që u evakuuan të dielën.
Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Rripin e Gazës deklaroi më parë se ka ende 700 njerëz, përfshirë 259 të plagosur dhe të sëmurë në spital. Luftimet intensive u zhvilluan rreth spitalit Al-Shifa javën e kaluar. Ushtria izraelite hyri dhe kontrolloi objektin, ndërkohë ndau pamjet që tregonin armë dhe pajisje ushtarake të gjetura atje dhe një tunel që kalonte nën spital.