Deputetët socialistë vijuan mbledhjen online në komisione parlamentare. Në atë të ekonomisë, u miratua në parim projektbuxheti i vitit 2024. Por, socialistët nuk e kaluan atë pa debate, ndërsa një nga vërejtjet kryesore ishte përmirësimi i skemës së pensioneve dhe rritjen domëthënëse të tyre, jo vetëm indeksimin, që është detyrim ligjor.

“Po diskutojmë një skemë të re për pensionet që të bëhet më e qëndrueshme”, tha ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete. Një shqetësim tjetër i ngritur nga deputeti socialist Erjon Braçe ishte edhe ndikimi i inflacionit në ekonomi, si dhe rritja e normave të interesit

Projektbuxheti i vitit të ardhshëm vijon të parashikojë rritje ekonomike në 3.8%, si dhe të ardhura të shtuara nga miratimi i disa ligjeve të reja, por edhe mirëadministrimi i mbledhjes së taksave. Fushata do të fokusohet kryesisht në luftën e informalitetit në sektorin e turizmit.