U bë një javë që Sali Berisha del përditë e sqaron çdo detaj mbi aferën e çështjes Partizani. Më së paku sqaron vendimet e tij. Sqaron çdo lëvizje të dhëndrit, si e ka marrw, tokën si e ka privatizuar, si ka blerë godinat, sa ka blerë, kujt ja ka blerë, me sa ja ka marrë, sa ka fituar, çfarë ka bërë Edi Rama, çfarë ka bërë kompania e dhëndrit, çfarë ka bërë kompania e dhëndrit dhe kushëririt tw tij etj. Nuk besoj se ka ndonjë njeri që di kaq shumë detaje për gjithë këtë histori. As pronarët e tokës që kanë përfituar, as dhëndri që ka marrw gjithçka, as ndërtuesi, as KKRT e askush tjetër nuk është kaq në brendësi të kësaj çështjeje, sa Sali Berisha. Duket që është sjellja e pronarit kryesor.

Ndryshe nga historia e Gërdecit që herë pas here thoshte se dëgjova për herë të parë kur shpërtheu, tek kjo histori duket që ka qenë i informuar që në minutat e para se çfarë do bënin dhe është shumë i qartë çfarë kanë bërë. Të jesh kaq i informuar, kaq i sigurtw që je i pafajshëm dhe të mos paraqitesh në SPAK, është një dilemë e madhe. Ose do të ndihmosh SPAK, ose do të lësh dhëndrin brenda në burg, ose do të heroizohesh duke i dhënë zemër revolucionit që nuk e dorëzon kokën në tepsi.

Kjo e fundit ka më shumë gjasa.

Por dhe kjo sakrificë po i shkon dëm. Shumica e deputetëve revolucionarë të Foltores nuk po durojnë dot dhe kanë vendosur të bëjnë revolucion pro dieta shteti. Po thyejnë urdhrat e po shkojnë në Komisione se kanë pagesa shtesë. Nëpër kangjella nuk ngjiten se nuk kanë të gjithë xhinse të forta si të Flamurit, që nuk grisen. Nga dritaret nuk hyjnë se e kanë bezdi t’u vënë duart në të pasmet që t’i shtyjnë si Salianjin.

Dhe mbi të gjitha nga gjithë fjalitë e Berishës, atyre u ngelet në mendje vetëm fakti se ai është duke folur se si të justifikojw pse dhëndri ka ndërtuar 17 kulla dhe ata asnjë. Kështu që i kanë rënë shkurt dhe po bëjnë revolucion me dieta shteti. Pra edhe ky motiv për të mos shkuar në SPAK, por për të folur në konferencë shtypi që të dëgjojw SPAK-u, po i bie.

I vetmi motiv që se bën dot publik ndoshta është nevoja të bëjw stërvitje për të qenë i përgatitur kur të shkojw në SPAK. Kjo ka kuptim. Duke i përsëritur çdo ditë gënjeshtrat fillon dhe i beson dhe shkon më i vendosur dhe me më shumë vetëbesim para SPAK. Pastaj aty çfarë fati të kesh. Se dhe ata të SPAK, kanë bërë prova para se ta thërrasin.