Trajneri kroat, Tomislav Stipiç, rikthehet në skenë për të marrë drejtimin e Partizanit. Pas përfundimit të kampionatit letonez, ku Riga e drejtuar nga Stipiç humbi titullin në javën e fundit, “Panorama Sport” mëson se kroati 44-vjeçar nuk do të vazhdojë nën drejtimin e ekipit.

Kësisoj, tashmë për të rihapet mundësia e bashkëpunimit me klubin e kuq, ku dhe u përfol shumë në verë, përpara se presidenti Gazmend Demi të arrinte marrëveshjen me Zoran Zekiç.

Mësohet se Stipiç është një trajner që menaxhohet nga Ardian Aliaj, i cili ka lidhje të ngushta me Partizanin dhe për më tepër, Abilaliaj, është i besuari i tij prej vitesh në kompaninë që menaxhon ish-lojtari i Kombëtares. Panorama Sport