Një 17 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit në kuadër të operacionit “Sundimi i Ligjit” pasi është kapur në rrugët e qytetit të Durrësit me armë me vete.

Pas informacioneve se i riu lëvizte i armatosur në rrugët e lagjes 13 të Durrësit, policia ka ndërhyrë duke bërë kontrollin fizik të tij. Gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndaj 17 vjeçarit K.Gj po zhvillohen hetimet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.