Nuk është befasi për brezin e sotëm që memet luajnë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në etën ë përditshme. Duke filluar që nga qëllimet argëtuese në formën e imazheve, videove qesharake deri te format serioze të përcjelljes së mesazhit. Me ardhjen e internetit dhe zhvillimin teknologjik memet e internetit kanë fituar rëndësi.
Aktori Nicolas Cage në një intervistë për The Guardian shpreh një revoltë të brendshme për faktin se është ndër aktorët më të memeifikuar në rrjetet sociale. “Nuk u bëra aktor për t’u bërë meme” thotë ai, jo pa nerv.
“Unë mund të kem qenë aktori i parë që kaloi një lloj memeifikimi,” thotë ai, duke aluduar në përhapjen e memeve së bashku me variacione të panumërta të videove me pjesë nga rolet e tij. “Isha i frustruar sepse nuk e dija se çfarë po merrnin njerëzit nga filmat e mi përveç këtyre memeve.”
Si fëmijë, Cage e kishte parë tashmë famën nga afër. Halla e tij, Talia Shire, ishte një yll nga The Godfather (me regji nga vëllai i saj, dhe xhaxhai i Cage, Francis Ford Coppola) shumë kohë përpara se ai të bënte filmin e tij të parë. Të qenit i njohur për meme dhe mashup, megjithatë, është ndryshe.
“Nuk e kuptoja se si ta përpunoja atë që po ndodhte. Unë u futa në aktrim sepse u preka nga performanca e filmit më shumë se çdo formë tjetër arti. Nuk u futa në filma për t’u bërë meme. Kjo ishte e re”
Ai e bindi veten se ndoshta këto meme do ta detyronin dikë të kthehej dhe të shikonte filmat e tij. “Shiko, unë nuk luaj kumar, por fama është si bixhozi”, thotë Cage.”Kur fama të kthehet mbi ty, efektet e humbjes, si me lojërat e fatit, janë më të thella se efektet e fitimit.”
A është kthyer fama mbi të?
“Oh po! Ka pasur momente kur gjërat janë transmetuar për financat e mia, apo gabimet që kam bërë janë bërë jashtëzakonisht publike dhe e kam ndjerë të gjithë këtë.”
Përtej varrit, Silvio Berlusconi jeton si një meme
Këto shaka vizuale që qarkullojnë dhe bëhen virale mund të jenë gjithashtu mjete të fuqishme për vetë-shprehje, lidhje, ndikim social dhe madje edhe përmbysje politike. Rasti i politikanit italian Silvio Berlusconi është shumë interesant për faktin se ai ka lënë një trashëgimi memesh online që vazhdojnë e mbajnë në jetë edhe sot. Nëse kërkon në TikTik me “Cavaliere,” ose “Cav” të shfaqen video, imazhe, tekste grafike të një trashëgimie që vazhdon prodhon para edhe pas vdekjes.
Silvio Berluskoni është politikani më i memeifikuar. Ai ishte një njeri dhe politikan i fuqishëm, dhe kjo ishte edhe për shkak të mënyrës se si ai e ktheu në një spektakël personalitetin e tij. Ai e ktheu politikanin në një personazh televiziv dhe më vonë në një meme. Berlusconi filloi një formë të re të komunikimit populist, duke krijuar një kult televiziv të personalitetit me perandorinë e tij televizive Mediaset përpara se Vladimir Putin dhe madje edhe Donald Trump të bënin të njëjtën gjë. Ai është një pionier i përdorimit politik të memeve.
Në muajt e tij të fundit, në moshën tetëdhjetë e pesë vjeç, gjatë fushatës së përgjithshme elektorale të verës së kaluar, Berlusconi hapi një profil TikTok për t’u lidhur me gjeneralin Z. “Ai më në fund kishte gjetur platformën e përsosur për të”
Në TikTok, truket e tij vërtet rezonuan me përdoruesit. Videoja e parë mori mbi 10 milionë shikime. Për herë të parë, Berluskoni po bënte drejtpërdrejt dhe në mënyrë aktive një meme të vetes në internet. Ekipi i mediave sociale e përdori këtë duke ngarkuar momentet virale të së kaluarës të Berlusconit. Sot, profili i tij në TikTok ka më shumë se 800,000 ndjekës. Edhe pse në botën e përtejme, ai e vazhdon jetën në botën tonë si një meme.
Origjina e Memes
Meme nuk është e re: ajo daton nga libri i biologut evolucionar Richard Dawkins i vitit 1976, “Gjeni egoist”. Në konceptin e Dawkins për termin, meme është “një njësi e transmetimit kulturor”, ekuivalenti kulturor i një gjeni: “Ne kemi nevojë për një emër për fjalën e re, një emër që përcjell idenë e një njësie të transmetimit kulturor, ose një njësi imitimi . ‘Mimeme’ vjen nga greqishtja, por dua një fjalë që tingëllon pak si ‘gjen’. Shpresoj se miqtë e mi klasikë do të më falin nëse shkurtoj mimeme në meme. Nëse ju ngushëllon, kjo fjalë e re mund të mendohet si alternativë që lidhet me ‘kujtesën kolektive’ ose me fjalën franceze même.” U shkruante ai kolegëve më 1976 për librin e tij.
Dawkins përshkroi se saktësisht kujt i referohej fjala:
“Shembuj memesh janë meloditë, idetë, frazat tërheqëse, modelet e rrobave, mënyrat e prodhimit të poçeve ose të ndërtimit të harqeve. Ashtu si gjenet përhapen në pishinën e gjeneve duke kërcyer nga trupi në trup nëpërmjet spermës ose vezëve, ashtu edhe memet përhapen në grupin e memeve duke kërcyer nga truri në tru nëpërmjet një procesi që, në kuptimin e gjerë, mund të quhet imitim.”
Megjithatë meme-ja e parë, në kuptimin modern të fjalës është Dancing Baby.