Neda Balluku prezantohet në Panairin e Librit që cel dyert sot në Tiranë me librin “Të parat”. Në një postim në rrjetet sociale autorja rrëfen se në këtë botim protagoniste janë gratë me historitë e tyre frymëzuese.
“”Të parat” nga nesër datë 15 e deri më datë 19, në Panairin e Librit, stenda “Botime Dudaj”. Më pas në çdo librari të vendit.
Ditën e enjte dhe të premte pasdite, do të jem në stendën “Dudaj” për të takuar me shumë dëshirë, këdo.
“Këto vajza e gra, janë bërë bashkë në faqet e këtij libri, kanë bashkuar emrin e historinë e tyre, për të frymëzuar këdo që kalon këto rreshta nëpër duar,”” shkruan Balluku.