Mançester Junajtid ka kërkuar informacion për sulmuesin e Lajpcigut, Timo Verner, ndërsa Erik ten Hag e shikon ish-sulmuesin e Çelsit, si një kandidat për të forcuar sulmin e tij në vështirësi në merkaton e janarit.
Gazetari Florian Pletenberg detajon se nuk është bërë asnjë ofertë nga “djajtë”, apo të ketë pasur negociata, por gjigantët anglezë po vëzhgojnë në mënyrë aktive situatën e sulmuesit gjerman.
Verneri nuk është i kënaqur me situatën e tij te Lajpcigu. Plani i Junajtidit është që të afrojë një sulmues në mbështetje të Hojlundit, mes pasigurive për të ardhmen e talentit danez, i cili u transferua në “Old Trafford” për 72 milionë paund nga Atalanta në verë.