Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për mashtrim të shtetasve të huaj për të investuar nga bursa fiktive.
Në pranga kanë rënë E. I., 21 vjeç, M. K., 22 vjeç dhe U. T., 23 vjeç, të tre banues në Tiranë, ndërsa ka nisur hetimi në gjende të lirë për A. U., 22 vjeç, K. T., 20 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. T., 25 vjeç.
Të arrestuarit ishin të punësuar në një subjekt call center, në Yzberisht, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin telefononin shtetas të huaj, prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.