Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku një 22-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se është rrëzuar nga kati i pastë i pallatit.
“Sot, rreth orës 10:00, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati, shtetasja V. L., 22 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.