Një ngjarje e rëndë u shënua në kryeqytet, ku në bodrumin e një pallati në Yzberisht u gjet një foshnje e porsalindur. Fatkeqësisht, pavarësisht kujdesit të mjekëve foshnja nuk ia doli të mbijetonte, ndërsa nëna u identifikua dhe u vu në prangat e Policisë. 30-vjeçarja më pas u la e lirë, teksa sot ka dhënë një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur”.

E reja ka treguar arsyet pse e braktisi dhe njohjen me babain e foshnjës. Ajo tha se fëmija nuk ishte pranuar nga i dashuri i saj, të cilin e kishte njohur në rrjetet sociale dhe se e kishte takuar vetëm një herë.

“Pata një lidhje me dikë. Se kuptova se isha shtatzënë. Ia thash, nuk e pranonte”, tha ajo duke shtuar më tej se është e penduar për veprimin që ka bërë.

30-vjeçarja tregoi se fëmijën e solli në jetë e vetme në bordumin e këtij pallati dhe më pas e braktisi në kolltuk, aty ku dhe efektivët e policisë e gjetën. Gjatë kësaj interviste ajo ka bërë një thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat që janë në pritje të ëmbël dhe ndodhen në të njëjtat kushte si 30-vjeçarja.

“Kurrë mos e bëni këtë veprim. Jam e penduar kam qenë në gjendje jo të mirë”, tha 30-vjeçarja ndër të tjera.

Pjesë nga biseda:

Kush ishte ky person? Ku e ke takuar?

Në Korçë e kam takuar.

Ku keni qëndruar atje?

Kam njerëzit e mi.

Ku jeni njohur?

Në rrjetet sociale.

Sa vjeç është?

Nja 32 e ça.

Sa kohë keni komunikuar?

Edhe kohet e fundit kemi komunikuar.

Sa kohë kishit që konsumonit lidhjen?

Kishim një vit gati.

Kishe pyetur për jetën e këtij personi?

E dija që jetonte me prindërit. Një vëlla e kishte jashtë.

Kishte pasur një lidhje tjetër më parë?

Po ka pasur lidhje të tjera. Por ishte vetëm kur u njohëm.

Ju pretendonit të kishit një jetë së bashku?

Në fillim ishte serioze, por kohët e fundit nuk ishte.

Çfarë ndodhi mes jush?

Keqkuptime, gjëra pa vlerë, llogari shumë, kërcënime. Unë i thash kur e kuptova se ashtu….se mbante përgjegjësinë. Isha tre muajshe kur ia thashë. Mami e mori vesh një javët e fundit. Kisha frikë.