Një 32-vjeçar ka rrëfyer për “Deidre” historinë e tij të re të dashurisë me ish-kunatën e tij. I riu rrëfen se ka filluar të këtë ndjeja për ish-partneren e të vëllait, por problemi për të është se si do ta presë i vëllai i tij një lajm të tillë.

E dashur Deidre:

Kam rënë në dashuri me ish -kunatën time, me ish-të dashurën e vëllait tim të cilët ishin bashkë për një kohë të gjatë.

Unë jam i shqetësuar se ai do të më urrejë nëse unë filloj një lidhje me të. Unë jam 32 dhe ajo është 30. Vëllai im është 34. Ai ishte me këtë grua për tre vjet. Ata jetuan së bashku, por u ndanë dy vjet më parë.

Gjatë kohës që ata ishin bashkë, unë nuk e adhuroja atë dhe nuk kisha ndonjë interes për të. Unë thjesht e mendoja atë si gruan e vëllait tim. Por disa muaj më parë, u përplasa me të në një bar në qytet dhe biseduam. Kaluam një kohë të mirë se bashkë, pimë shumë dhe më vonë atë mbrëmje, përfunduam duke u puthur me pasion.

Ne ishim aq të kapur nga momenti saqë e ftova të kthehej në shtëpinë time ku bëmë seks të jashtëzakonshëm. I dërgova mesazh të nesërmen dhe ajo ishte miqësore, por asnjëri prej nesh nuk përmendi se çfarë kishte ndodhur. Mbeta me ndjenjën se për të ishte një gabim i dehur.

Që atëherë, ne kemi pasur shumë biseda miqësore dhe jemi bërë shokë të mirë. Por nuk e di se si ndihet ajo për mua dhe mendoj se edhe ajo mund të përmbahet sepse nuk dëshiron ta lëndojë atë.

Më pëlqen shumë dhe dua më shumë se miqësi. Problemi është se unë mendoj se vëllai im do të ishte vërtet i mërzitur. Ai gjithmonë fliste për të si “ajo”.

Ajo u nda me të dhe ai u mërzit për një kohë. Megjithatë, ai duket se e ka kaluar këtë periudhë tani, si edhe ka një partnere tjetër. Dua të di nëse marrëdhënia jonë është një gabim, nuk dua të prish marrëdhënien me vëllain tim.