Një 22-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga nga policia italiane pasi në banesë i janë gjetur mijëra euro para të gatshme si dhe lëndë narkotike.
Mediat italiane raportojnë se ndaj të riut kishte një urdhër arresti pasi ishte me dokumentacion jo të rregullt në territorin italian.
Pas identifikimit dhe ndalimit të tij nga policia të riut i janë gjetur 30 mijë euro para të gatshme, të cilat shtuan dyshimin e autoriteteve se mund të vinin nga veprimtari kriminale.
Policia ka vijuar kontrollet në banesën e tij në zonën e Triestes, ku dhe janë gjetur rreh 60 gramë kokainë dhe ekstazi, kartëmonedha njëqind dollarësh e shumë të tjera.
Në banesë u kontrolluan, po ashtu edhe bodrumi i godinës dhe makina, kontrollet u kryen me ndihmën e ekipit të qenve të policisë financiare.
Droga dhe paratë ishin gjetur në të gjithë banesën, në kuti, paketa cigaresh, xhaketa, kanoçe, çanta sportive dhe doreza boksi. Në kuadër të kontrollit u sekuestruan edhe tre celularë.
Mësohet se 22-vjeçari është lënë në burg në Coroneo.