Oliver Varhelyi, deklaroi se Shqipëria vijon të bëjë progres në lidhje me negociatat për tentativat e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, bëri një reagim në rrjete sociale pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Igli Hasani.
“Shqipëria si vend negociues, ka vazhduar të bëjë progres në reformat në lidhje me BE-në”, kështu shkruan Varhelyi në platformën “X”.