Vesa ka tronditur rrjetin me rrëfimet e saj lidhur me marrëdhënien me futbollistin Mërgim Berisha. Ajo ka deklaruar se ish-i fejuari e tradhtoi me shoqen e saj të ngushtë dy muaj para martesës, me të cilën ai tani është i martuar. Vesa ka zbuluar se ajo nga kjo marrëdhënie mbeti shtatzënë, por e humbi fëmijën.

Pas këtij rrëfimi, fituesi i edicionit të parë të ‘Big Brother VIP Kosova’, Stresi ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Vesën. Në orët e vona i ka dërguar një dron, për t’i dhënë përkrahje nga jashtë për rrugëtimin e saj.

“Mbaje kokën lartë mbretëreshë”, shkruhej në dronin që dërgoi Stresi.