Ronela Hajati mbetet një nga këngëtaret më me emër në botën e showbizit shqiptar, ku koncertet e saj janë shumë të frekuentuara nga publiku.

Këngëtarja ka zbuluar se po punon për të sjellë një album të ri në treg të quajtur ‘Bardh e zi”. Por duket se Ronela nuk i largohet dot kërcimeve provokuese kur është në skenë.

Këngetarja ka postuar një video në TikTok se po teston këngët e reja, teksa shfaqet duke bërë twerk dhe ka marrë brohoritmat e publikut.

Kujtojmë që këtë verë Ronela ishte në qendër të vëmendjes për kërcime të tilla.