Viti kalendarik 2023 është drejt fundit dhe tani është koha edhe për të nisur llogaritë.
Por, kush është golashënuesi më i mirë deri më tani?
Sulmuesi më i mirë për vitin 2023 aktualisht është Erling Haalnd, me norvegjezin që ka shënuar 48 gola, një më shumë se Harry Kane, që prej verës është pjesë Bayern Munich.
Në podium pozicionohet Cristiano Ronaldo, 38-vjeçari i cili ka realizuar 45 gola me Al-Nasst dhe pas portugezit renditet Mbappe me 43 gola.
Tashmë, 48 ditë nga fundi i këtij viti, gara për golashënuesin më të mirë, jo vetëm është e hapur, por edhe premton spektakël.