Një kanadez i dyshuar për vrasjen e një familjeje myslimane në Londër, ka dalë para gjykatës, ku është shprehur se aktin e ka bërë për të frikësuar të gjithë myslimanët.

Prokurorët u shprehën se autori Nathaniel Veltman kishte planifikuar të dërgonte një “mesazh brutal”, shkruan BBC.

Veltman, 22 vjeç, përballet me katër akuza për vrasje të shkallës së parë dhe një akuzë për tentativë vrasje.

Ai gjithashtu përballet me akuza për terrorizëm, me prokurorët që argumentojnë se ai vrau familjen për shkak të besimit të tyre.

Juria tani është duke diskutuar. I akuzuari përballet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor.

Veltman është deklaruar i pafajshëm për akuzat, duke argumentuar se ai vuan nga sëmundje mendore.

Salman Afzaal, 46 vjeç, dhe gruaja e tij, Madiha Salman, 44 vjeç, vajza e tyre, Yumna Afzaal, 15 vjeç dhe nëna e zotit Afzaal, Talat Afzaal, 74 vjeç, vdiqën në sulm.

Një djalë nëntë vjeçar u plagos rëndë, por mbijetoi.