Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se raundi i dytë i bisedimeve në dialogun me Kosovën është propozuar të mbahet në datat 6 ose 7 nëntor në Bruksel, por sipas tij, pala kosovare nuk ka pranuar.

Sipas PTC, gjatë një interviste për emisonin serb “Tanjug”, Vuçiç është shprehur se ua ka bërë të qartë liderëve europianë se nuk do të pranojë kurrë pavarësinë e Kosovës, si dhe është shprehur se BE nuk ka kërcënuar me sanskione por që mundësitë egzistojnë..

Do të gënjeja nëse do të thoja se këto janë kërcënime dhe se këta njerëz kanë gjuhë të papërshtatshme, janë njerëz të mirë me të cilët kemi marrëdhënie të mira”, tha Vuçiç.

I pyetur se si e shpjegon insistimin e vazhdueshëm të ndërkombëtarëve që Serbia të njohë Kosovën, Vuçiç është shprehur se kjo vjen si rrjedhojë e përgjegjësisë që ndjejnë për bombardimet e bëra në Serbi më 1999.

“Ne jemi një guralec në këpucët e tyre, përsëritja ime kokëfortë dhe të gjitha historitë për bombardimet në 1999 dhe shkatërrimin e të gjitha normave juridike publike ndërkombëtare janë një guralec në këpucën e tyre. Në një moment, konflikti në Ukrainë do të duhet të përfundojë. argumenti i tyre do të jetë i saktë – ju keni shkelur integritetin territorial të vendit të njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës, kështu që kundërargumenti do të jetë – po, ju e bëtë atë shumë më brutalisht, pa vendimin e Këshillit të Sigurimit, 19 prej jush kryen agresion kundër një shtet i vogël, Jugosllavi”, tha ai.

Më 26 tetor, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç zhvilluan takime të ndara me liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë si dhe zyrtarë të tjerë të BE-së dhe SHBA-së, në Bruksel. Në takimin i cili u finalizua pa asnjë marrëveshje konkrete, u prezantua drafti i ri euro-atlantik në lidhje me Asociacoionin e Komunave me Shumicë serbe.