Xhensila e Besi janë bërë prindër për herë të dytë me ardhjen në jetë të Amen. Sot Xhensila dhe Amen kanë shkuar në shtëpi. Aty i priste Ajka dhe një surprizë shumë e bukur nga Besi.

Në pamjet e publikuara nga vetë këngëtarja shihet shtëpia e mbushur me tollumbaca dhe një pankartë ku shkruhet ditëlindja e vogëlushit dhe fjalët: “Mirë se erdhe në shtëpi Amen”.

“Bota në krahët e mi”, shkruan Xhensila.