Trajneri i njohur, Xhani De Biazi, ndau rrugët me Azberbajxhanin, pas 39 ndeshjesh në krye të pankinës azere. Në një intervistë për TuttomercatoWeb, ish-tekniku i Shqipërisë është ndalur tek e ardhmja e tij, Italia si dhe Shqipëria.DE BIAZI
“Zjarri brenda meje nuk është shuar ende. Tani presim Krishtlindjet, ndërsa në 2024 do të ketë opsione që më duhet t’i marrë në konsideratë, unë jam i disponueshëm dhe do t’i vlerësoj, u shpreh De Biasi në lidhje më të ardhmen e tij, duke u ndalur më pas te kualifikimi i Italisë, sa shanse kanë “azzurrët” në Euro2024?:
“Vështirë të them, e sigurt është se nuk kemi skuadrën më të fortë në botë. Më pëlqyen deklaratat e lojtarëve të cilët theksuan se do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur titullin, por duhet punuar shumë, mbi të gjitha për të gjetur rrugën e golit. Pa shënuar je në rrezik deri në sekondat e fundit, ashtu siç ndodhi në ndeshjen me Ukrainën”, u shpreh De Biazi, ku nuk mungoi as pyetja në lidhje me kualifikimin e Shqipërisë:
“I pata thënë presidentit Duka, pas hedhjes së shorit, që me siguri do të kualifikoheshin si të parët ose si të dytët në grup, mendoj se jam një profet i mirë. Është një skuadër e fortë, me lojtarë interesantë, me 6-7 lojtarë që luajnë në Serie A, të tjerët në Evropë, është një skuadër me vlera teknike interesante”, theksoi ndër të tjera ai.