Krishtlindjet janë periudha më perfekte kur të gjithë duan të kalojnë kohë me të dashurit e tyre, ndërkohë që mbizotëron atmosfera festive, shkëmbimi i dhuratave dhe paqja.

Megjithatë, në prag dhe ditën e Krishtlindjes, kanë ndodhur disa nga fatkeqësitë më të mëdha në histori, duke lënë pas mijëra të vdekur.

Përmbytjet në Europë në 25 dhjetor 1717

Ishin Krishtlindjet e vitit 1717 kur një stuhi e madhe goditi brigjet e Holandës, Gjermanisë dhe Skandinavisë, duke vrarë afro 14,000 njerëz.

Ishte rreth orës 01:00 të mëngjesit të Krishtlindjeve shirat e rrëmbyeshëm përmbytën një pjesë të madhe fermash dhe qytetesh që shtriheshin nga Holanda në Danimarkë. Niveli i ujit arriti deri në 3.1 metra.

Komunitetet lokale duhej të përballeshin me humbjen e popullsisë, rënien ekonomike dhe varfërinë. Dëmet ishin të mëdha. Të mbijetuarit për një kohë të gjatë nuk e dinin fatin e familjarëve të tyre të zhdukur, raporton abcnews.al.

Nga 284 personat e zhdukur nga Vernum në Frisia Lindore, vetëm 32 ishin gjetur deri më 5 shkurt 1718.

Zjarri shkatërrues në bibliotekën e Kongresit Amerikan në 1851

Ishte nata e Krishtlindjeve, në 1851 kur një zjarr shpërtheu në Bibliotekën e Kongresit, në të cilën ndodheshin 55,000 vepra letrare. Gjithashtu ishte edhe biblioteka personale presidentit amerikan, Thomas Jefferson, e cila i ishte shitur fondacionit në 1815, si dhe përmbante disa nga shkrimet e tij personale.

Zjarri shkatërroi gati dy të tretat e librave, pasi 35,000 nga 55,000 libra u bënë hi. Midis tyre ishin dy të tretat e koleksionit 6,487 vëllimesh të Thomas Jefferson.

Biblioteka e Kongresit u rihap më pas në 1853.

Biblioteka e Kongresit deri në shekullin e 20-të u bë biblioteka kombëtare de facto e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që përmban më shumë se 17 milionë libra, si dhe miliona harta, dorëshkrime, filma dhe dokumente të tjera historike.

“Zjarr” në sallën italiane në Michigan, 1913

Fatkeqësia e Sallës Italiane (ndonjëherë e cilësuar si Masakra e 1913) ishte një tragjedi që ndodhi të mërkurën, më 24 dhjetor 1913 në Calumet, Michigan, Shtetet e Bashkuara.

73 persona kryesisht minatorë dhe familjet e tyre u shkelën për vdekje nga qytetarët që vraponin të tmerruar pasi dikush dha alarmin për zjarr në një festë të mbushur me njerëz për Krishtlindje.

Në prag të Krishtlindjeve, shumë nga minatorët në grevë dhe familjet e tyre ishin mbledhur për një festë. Festa u mbajt në katin e dytë të sallës italiane të Calumet. Ngjarja nisi kur në sallë ndodheshin mbi 400 persona dhe dikush bërtiti “Zjarr!”, duke rezultuar i rremë.

Megjithatë, kalimtarët e rastit i kapi paniku dhe nxituan drejt shkallëve. 73 persona u vranë mes tyre 59 fëmijë. Viktimat ishin 50 finlandezo-amerikanë, 13 kroatë, shtatë sllovenë dhe tre italianë, raporton abnews.al.

Deri më sot, ka shumë debate se kush bërtiti “zjarr” dhe pse. Është spekuluar nga disa historianë dhe kantautor Woody Guthrie se një aleat antisindikal i menaxhmentit dha alarmin për zjarr për të prishur festën.

Aksidenti i trenit në Tangiwai, 1953

Ishte ora 22:21 në prag të Krishtlindjeve 1953, Wellington-Auckland Night Express u rrëzua në Whangahoo, Tangiwai, 10 km në perëndim të Waiouru. Nga 285 pasagjerët dhe ekuipazhi në bord, 151 vdiqën në fatkeqësinë më të rëndë hekurudhore në historinë e Zelandës së Re.

Infrastruktura e urës ishte dëmtuar rëndë nga përmbytjet. Shoferi i trenit u lajmërua nga një shofer aty pranë për gjendjen e urës, por nuk mundi të ndalonte në kohë.

Ura u shemb si pasojë e peshës së trenit duke rënë në lumë. Në fakt, në atë kohë, ky ishte aksidenti i tetë më vdekjeprurës i trenit në botë dhe u mbushi mediat në botë.

Kombi mbeti i shtangur. Me popullsinë e Zelandës së Re prej pak më shumë se dy milionë, shumë njerëz kishin një lidhje të drejtpërdrejtë me një nga viktimat e tragjedisë, raporton abcnews.al.

Shumica e atyre që ishin në tren po shkonin në shtëpi për Krishtlindje dhe kishin me vete dhurata për miqtë dhe familjen. Gjatë ditëve në vijim, kërkuesit gjetën shumë dhurata të lagura me baltë, lodra dhe arusha pelushi në brigjet e lumit Ëangahoo.

Aksident trafiku fatal në Tzoumerka, 1958

Ishte e hënë, 22 dhjetor 1958, kur një autobus ra në një luginë 300 metra të thellë, në km 24 të rrugës së dheut që lidhte Janinën me Petrovounin në vitet 1950, në zonën e Tsibovos.

Ngjarja tragjike ndodhi pak para se të arrinte në destinacionin e tij.Raporti është tragjik. 29 nga 34 pasagjerët humbën jetën, ndërsa tragjedia në Cibovë u shndërrua në një këngë popullore.

Në vendin ku ka rënë autobusi është vendosur një skulpturë e Theodoros Papagiannis, 4.5 metra e lartë, prej inoksi, po aq e shkatërruar sa autobusi përfundoi në Arachthos, për të kujtuar tragjedinë dhe 29 pasagjerët që humbën jetën.

“Për të kujtuar ata që u vranë më 22-12-1958. Ja ku u rrëzua autobusi me 29 të vdekur”, shkruhet në pllakën e mermertë.

Zjarr në hotelin Daeyeonggak, 1971

Ishte 25 dhjetor 1971, kur një zjarr shpërtheu në hotelin e famshëm 22-katësh Daeyeonggak në Seul, Korenë e Jugut. Njerëzit po festonin dhe gjithçka dukej e qetë.

Derisa shpërtheu zjarri shkatërrues që konsiderohet si një nga zjarret më vdekjeprurëse të hoteleve në histori. Hoteli është përfshirë nga flakët, ndërsa autoritetet kanë shuar zjarrin pas dhjetë orësh.

Si pasojë e zjarrit, 166 njerëz humbën jetën, shumica vdiqën nga asfiksia.

Cikloni Tracy, 1974

Cikloni Tracy goditi qytetin e vogël të Darvinit në Australi në orët e para të Krishtlindjeve në 1974. 71 persona humbën jetën, ndërsa 80% e qytetit u shkatërrua. Në ditët dhe javët pas katastrofës, shumica e popullsisë së traumatizuar u largua nga qyteti.

Rrëmbimi i avionit të Air France në 1994

Ishte 24 dhjetor 1994 që avioni 8969 i Air France ishte planifikuar të nisej nga Algjeria në Francë. Katër anëtarë të grupit terrorist radikal islamik, rrëmbeu avionin.

Terroristët, të armatosur me dinamit, granata dhe mitralozë, kishin vrarë tre persona dhe kishin mbajtur peng 220 pasagjerë për dy ditë. Ndryshe nga sa besonin fillimisht autoritetet, qëllimi i tyre ishte të hidhnin në erë avionin mbi Kullën Eifel, duke vrarë qindra njerëz, raporton abcnews.al.

Gjithçka mori fund kur avioni mbërriti në Marsejeë. Grupi i Ndërhyrjes së Xhandarmërisë Kombëtare (GIGN), një njësi anti-terroriste e Xhandarmërisë Kombëtare Franceze, vrau të katër rrëmbyesit.

Tërmet dhe cunami në Oqeanin Indian, 2004

Një termet me magnitudë 9.1 goditi brigjet perëndimore të Sumatrës. Dëmi ishte katastrofik. Pasgoditjet vazhduan të tronditnin banorët, me cunamin masiv që pasoi duke goditur vendet përreth Oqeanit Indian me rezultate tragjike.

Në 14 vendet e prekura nga tërmeti dhe cunami, më shumë se 230,000 njerëz humbën jetën. Ishte një nga cunami më i keq në histori. Shtëpitë u shkatërruan plotësisht, mijëra vdiqën dhe fshatra të tërë u shkatërruan.

Rajoni është ende po vuan pasojat e fatkeqësiaë edhe sot e kësaj dite.

Masakra e Krishtlindjeve në Republikën Demokratike të Kongos në 2008

Masakrat e Krishtlindjes në vitin 2008 ndodhën më 24–27 dhjetor 2008, kur Ushtria e Rezistencës së Zotit (LRA), një grup rebel nga Uganda, sulmoi disa fshatra në rrethin Ot-Uele të Republikës Demokratike të Kongos.

Sulmet e LRA pasuan nisjen e një operacioni të përbashkët ushtarak më 14 dhjetor, të udhëhequr nga ushtria ugande me mbështetjen e ushtrive të Kongos, Sudanit të Jugut dhe Republikës së Afrikës Qendrore. Ushtria Uganda sulmoi selinë e LRA në Parkun Kombëtar Garaba të Kongos, pranë kufirit me Sudanin, raporton abcnews.al.

Pas këtij sulmi, LRA u nda në disa grupe, secila prej të cilave synonte civilët përgjatë rrugës së saj. Kryengritësit kryen sulmet më shkatërruese të tyre që nga 24 dhjetori, duke pritur derisa njerëzit të mblidheshin për festat e Krishtlindjeve, më pas i rrethuan dhe i vranë me sëpata, thika dhe shkopinj të mëdhenj prej druri.

Sipas raporteve, më shumë se 620 njerëz u vranë, shumica u prej tye u copëtuan, iu pre koka ose u dogjën të gjallë në shtëpinë e tyre.

Thuhet se disa njerëzve iu prenë gjuhën si një “paralajmërim për të mos folur keq për kryengritësit” dhe dy vajza tre vjeçare pësuan lëndime të rënda në qafë kur kryengritësit u përpoqën të kthenin kokën.

Më shumë se 20,000 njerëz u raportuan të zhvendosur nga sulmet dhe të paktën 20 fëmijë u rrëmbyen nga LRA. Më 29 dhjetor 2008, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare vlerësoi se 189 njerëz ishin vrarë më 26-27 dhjetor.

Caritas International vlerësoi numrin e të vdekurve në mbi 400, ndërsa Human Rights Watch tha se të paktën 620 civilë u vranë midis 24 dhjetorit dhe 13 janarit.