Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, ndër të tjera u pyet edhe për mundësinë që opozita drejtohet nga ai pas masës së sigurisë që pritet t’i vendoset, ish-kryeministri Berisha.

Meta u shpreh shkurtimisht që Berisha e ka bërë të qartë që asnjë lloj mase ndaj tij, nuk e ndryshon vendosmërinë për të drejtuar PD.

“Përgjegjësitë e PD padyshim që janë të rëndësishme dhe janë të vendosura edhe nga vota. Sa i takon rolit të Berishës, ai e ka bërë të qartë që asnjë lloj mase ndaj tij, nuk e ndryshon vendosmërinë e tij për të drejtuar PD dhe për të dhënë kontributin e tij në fuqizimin e luftës opozitare”, tha Meta.