Kenan Yildiz i ka bërë të gjithë për vete te Juventusi. Talenti turk, i cili feston 19-vjetorin e lindjes në majin e ardhshëm, realizoi gol në ndeshjen e parë si titullar në Serie A me Juventusin. Sulmuesi zhbllokoi sfidën Frosinone-Juventus (1-2) falë një goli të bukur. Agjenti i tij, Hector Peris Ros foli për adoleshentin e talentuar, i cili në muajin tetor debutoi edhe me kombëtaren turke (3 ndeshje, 1 gol).
“Kenan është një makinë e ndërtuar për të fituar. Është përgatitur që i vogël, ky është objektivi i tij i vetëm. Më kanë bërë përshtypje që në fillim mentaliteti dhe përulësia e pazakontë që ka.
Karakteristika që i hasim te pak njerëz. Bayerni u vonua për rinovimin. Gjithsesi, unë nuk arrij ta kuptoj si askush nuk arriti një akord me të pasi e mbylli me bavarezët… Më kujton situatën që kaloi Pedri. Askush nuk e njihte. E dërguam në provë te Reali i Madridit, por ata na mbyllën derën!
Yildiz e refuzuan edhe të gjithë klubet gjermane që kishin një profil të fortë ndërkombëtar. E pabesueshme!”, u shpreh agjenti i sulmuesit turk. I cili vijon: “E ardhmja? E imagjinoj këtu te Juventusi edhe pas 10 vitesh. Nëse Juventusi dëshuron një numër 10, Yildiz është një numër 10. Kenan është një djalosh që të bën të biesh në dashuri me të.