Një aksident i rëndë është shënuar në rrugën e Arbrit. Nga informacionet e para mësohet se aksidenti u shënua në Zallbastar të Tiranës.

Sipas informacioneve paraprake, raportohet se dy persona kanë humbur jetën. Mësohet se dy makina, një tip Cady dhe një Smart, janë përplasur kokë më kokë.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën.