Policia ka arrestuar drejtuesin 67 vjeçar që shkaktoi aksidentin e djeshëm në aksin “Librazhd-Elbasan”, ku makina me të cilën udhëtonte u përplas me një tjetër, që drejtohej nga një 39 vjeçar.
Si pasojë u plagos 67-vjeçari dhe katër pasagjerët që po udhëtonin me të si edhe një 11-vjeçare që ndodhej në automjetin me të cilin po lëvizte 39-vjeçari, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.