Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në Pragë e 15 personave nga 24-vjeçari David Kozak. Sipas policisë, 24-vjeçari ka përdorur një ZEV 308 ëin AR10, një lloj arme që është përdorur shpesh në sulmet në shkolla në SHBA. Dy dëshmitarë okularë Antonis Angelidis dhe gruaja e tij kanë rrëfyer momentet e tyre të tmerrit për median ERT.

“Pak më parë kishim kaluar pikërisht aty ku ndodhi ngjarja. Kaluam me makinë, parkuam pikërisht atje dhe ecëm disa metra larg, d.m.th. u ngjitëm deri në kështjellën e qytetit të vjetër dhe patëm një pamje të të gjithë incidentit. Menjëherë njerëzit filluan të vraponin në panik. Filluam të dëgjonim sirena dhe ambulanca”, tha fillimisht Angelidis për ERT.

“Që në fillim u duk se diçka e keqe kishte ndodhur. Në fillim nuk e kuptuam saktësisht se çfarë kishte ndodhur. Ajo që pamë, ishte njerëz në panik, shumë ambulanca që vraponin gjithandej, sirena. Në vendngjarje dhe në rrugët përreth kishte panik”, shtoi ai.

Për sa i përket identitetit të viktimave, ende nuk është bërë publik asnjë informacion, por policia njoftoi mëngjesin e së premtes se ka identifikuar 13 nga 14 viktimat, ndërsa tre nga të plagosurit janë me origjinë të huaj.