Anëtari i Kryesisë së PD Azgan Haklaj i ftuar në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj ka deklaruar se ka persona të tjerë të shpallur non grata nga Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike që ka në krye Sali Berishën i akuzuar për korrupsion në aferën Partizani.

“Ka emra të tjerë nga Rithemelimi të shpallun non grata! Komisioni i Rithemelimit është krejt në plan. A ka gjë më të turpshme që të shohësh atë që thoë se kam sjellë demokracinë në Shqipëri të bëhet zëdhënës i kryeministrit të Greqisë. Zëdhënës i minoritetit. E patë me sa pasion fliste për Belerin, i cili është si Radoiçiç. Edhe Beleri ka pasur këtë platformë”.

Ndalur te qëndrimet e Sali Berishës dhe Shkëlzen Berishës të cilët po zvarriten në dyert e drejtësisë për aferen partizani dhe tragjedinë e Gerdecit Haklaj tha se janë bërë si Cosa Nostra një prej familjeve më të mëdha mafioze.

“Berisha ka trumbetuar me të madhe betejën për parime dhe demokraci doli se gjithçka e kishte për vete për interesat e tij personale për të mbrojtur dinjitetin e tij dhe të familjes dhe për të hequr damkosjen e tij si djall. Sot familja Berisha ka statusin e familjes cosa nostra.

Unë kam qenë krejt i drejtpërdrejtë dhe kam përdorur në dy emisione. Konfuci thotë se burrit si bie dhe diellit që perëndon i mbyllet dera. Dielli i Berishës ka perënduar. Ka rënë në mejdan për mbrojtjen e hajnisë së tij.”, tha Haklaj.