Armando Broja ka folur për faqen chelseafc.com për dëmtimin e rëndë që pësoi në gju një vit më parë, duke theksuar se një ndihmë të madhe për të kapërcyer këtë situatë të vështirë i kishte dhënë shoku i skuadrës, Ben Chilwell.

“E dija që lojtarë të tjerë e kishin kaluar më pare këtë dëmtim, si Ben Chilwell. Thjesht mendova për këtë dhe u përpoqa ta përballoja. I detyrohem shumë stafit mjekësor në Chelsea-t. Ata më ndihmuan çdo ditë për të më rikthyer në pozicionin ku jam tani. Nuk do ta kisha bërë këtë pa ata, prindërit e mi dhe shokët e skuadrës. Ata ishin gjithmonë aty për mua, sepse do të kesh ditë të ulëta në periudha të tilla.

Chilly luajti një rol të madh, sepse ka folur me mua çdo ditë dhe më bënte të kuptoja se bari ishte më i gjelbër në anën tjetër. Ai luajti një rol të rëndësishëm, së bashku me fizioterapistët, që më kushtuan shumë nga koha e tyre çdo ditë.
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare kujtoi rrugëtimin e gjatë të riaftësimit.

“I gjithë procesi ishte i gjatë, por ishte një trajektore që më mësoi shumë, ishte një shans për t’u angazhuar me grupin, familjen time, veten time, të mësoja për lojën dhe të shikoja çdo ndeshje nga jashtë.

Ishte një pikë e rëndësishme në jetën time, më ndryshoi mendërisht dhe mënyrën se si mendoj për t’u marrë me gjërat. Ishte një periudhë e vështirë, por jam shumë i lumtur që tashmë ka kaluar. Tani dua të ec përpara dhe të vazhdoj. Ndihem më mirë se kurrë dhe tani gjuri im është kthyer pothuajse si ishte. Ndihem mirë dhe i lumtur. Dua ta ndihmoj ekipin sa më shumë që të jetë e mundur dhe ndihem gati për ta bërë këtë.”