Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve arrestoi shefin e Policisë së burgut të Drenovës Mariglen Kadiu. Burime për ABC Neës konfirmuan se arrestimi i tij ka të bëjë me ngjarjet e fundit në burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj vrau me armë zjarri Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan.
Gazetarja Edisona Skënderi raporton se Kadiu dyshohet se ka lidhje me mosfunksionimin e kamerave të sigurisë në burgun ku ndodhi vrasja. Sipas gazetares, Kadiu dyshyohet ka ndërhyrë gjatë kohës kur ka qenë i punësuar në këtë burg ndërsa më pas është transferuar në atë të Drenovës.
“Paraprakisht mbetet arsyeja se kur ishte punonjës në burgun e Peqinit, me ndikimit si shef i sigurisë, duket se ka lejuar futjen e sendeve të paligjshme gjatë kohës që ushtronte detyrën. Hetimet në vijim do të zbardhin urdhëra të tjera pasi është zhvendosur me detyrë dhe cila ka qenë arsyeja se pse është zhvendosur në burgun e Drenovës. Për Kadiun prokuroria kërkoi masën e arrest me burg pro që kërkesa është refuzuar nga gjykata duke pranuar arrest në shtëpi.”, raportoi gazetarja.
Kujtojmë që për këtë ngjarje të rëndë janë arrestuar disa persona, mes te cilëve edhe kreu i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha.