Ronald Arauho është diskutuar gjatë në ambientet e Bajernit si opsion për të mbyllur hallet në prapavijën e kampionëve gjermanë.
Madje u tha se Tomas Tuhel ishte i gatshëm të shkonte deri në limitin e 90 mln eurove.
“Bild” ditën e djeshme ka pohuar se mbrojtësi uruguaian po i përdor bavarezët si karrem për të rritur pretendimet e tij në lidhje me kontratën e re në Barcelonë, ndërsa ajo ekzistuese i skadon në vitin 2026.