Xhorxho Skalvini po shfaq formë mbresëlënëse me skuadrën e Atalantës, ndonëse mosha e tij nuk ka lidhje me rendimentin në fushë. Rritja e 19-vjeçarit italian në prapavijën e bergamaskëve ka bërë jehonë deri tek Bajerni i Mynihut.
“Bild” raporton se bordi i bavarezëve po monitorin Skalvinin si opsion të përshtatshëm në qendrën e mbrojtjes, shto këtu faktin se Kimi do të largohet në dimër, kjo si rezultat i Kupës së Azisë.
Kështu, mungesa e alternative në ekip do të rriste shqetësimin në kampin e rekordmenëve gjermanë. Prandaj Uli Hënes dhe pjesa tjetër e “shefave” në Mynih po monitorojnë tregun, duke dalë me emra konkret. Talenti italian është 194 cm i gjatë, i fortë fizikisht në duelet ajrore dhe spastrues i mirë në zonë.
Kontrata me Atalantën i përfundon verën e vitit 2027 dhe vlera sipas mediumit ekspert të “transfermarkt”, llogaritet 40 milionë euro. Juventuesi vështrohet si kërcënim serioz për Bajernin, shto këtu “tentakulat” e forta të “zonjës së vjetër” brenda kufijve me ekipet e tjera.