Edicioni i 7-të i Balkan Film Market ka zbarkuar në Tiranë nga data 13 deri më 17 dhjetor.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj thekson se ky edicion mbledh së bashku profesionistë të fushës audio-vizuale nga vendet e Ballkanit dhe nga e gjithë Europa, duke mundësuar shkëmbimin e ideve, nxitjen dhe promovimin e bashkëpunimeve dhe duke inkurajuar prodhime të reja filmike.
Nga 13 dhjetori, po zhvillohen një seri panelesh, që synojnë jo vetëm të hedhin dritë mbi situatën e kinematografisë kontemporane ballkanike, por edhe të japin zgjidhje e të inkurajojnë një hop madhor në bashkëprodhime rajonale, edhe me ato evropiane.
Të gjitha aktivitete po mbahen në ambientet e Piramidës, ku aspirantët për të nisur punën për filmin e tyre të parë, të përzgjedhur paraprakisht në bazë të aplikimeve të realizuara përgjatë dy muajve të fundit, po punojnë individualisht me mentorë të huaj për të zhvilluar skenarin me të cilin përfaqësohen.
Po ashtu ky edicion i shtatë ka si synim krijimin e urave komunikuese mes industrive kinematografike.