Analisti Artur Zheji në emisionin “Real Story” në “ABC” u shpreh se për herë të parë ish-kryeministri Sali Berisha ndjehet i mundur nga shteti.
Gjatë bisedës në studio, analisti theksoi se tashmë ish-kryeministri e ka humbur betejën e tij, dhe duket se të gjithë po e përcjellin në daljen e tij përfundimtare nga politika.
“Është një person që me klanin e vet grupin e vet ka mundur shtetin sa herë ballafaqohet me të. Është hera e parë që Berisha ndjehet i mundur nga shteti. Të mundësh Berishën, me non grata nga SHBA, nga BE nga Britania e Madhe, është bërë e një aleancë e madhe për ta nxjerrë nga politika. Beteja ka qenë e pabarabartë, e humbi betejën. Shqipëria duhet të ketë sa më pak politikanë si ky në të ardhmen.
Sot më tërhoqi vërejtjen komenti i vajzës së Berishës, Argitës, pasi tha se ra një nga bastionet e fundit të shtetit ligjor dhe se doktori po sakrifikohet. Por nuk pashë ndonjë entuziazëm., Mendoj që të gjithë po e përcjellin në daljen përfundimtare nga politika”, tha më tej Zheji.