Sistemet e komunikimit në Gaza tashmë janë jashtë funksionit. Gjatë pasdites së sotme u raportua për probleme në linjat telefonike dhe të internetit. Kompanitë kryesore palestineze që mbulojnë shërbimet në zonat e sulmuara, njoftuan për situatën, duke shtuar se veprimet janë shkaktuar nga Izraeli. “Ndërprerja është rezultat i agresionit të vazhdueshëm nga Izraeli”, njoftuan ata.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, pasi më parë autoritetet izraelite kanë bllokuar sistemin e komunikimit. Kjo ka ardhur për shkak të tentativës së IDF-së për të eliminuar komunikimin e popullit palestinez në Gaza me botën e jashtme.