Luftimet në Gaza janë bërë edhe më të përgjakshme.Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë të paktën 700 palestinezë. Ndërkohë 60 të tjerë janë arrestuar gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor.

Grupi terrorist Hamas ka bërë me dije se shkëmbimi mes pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë nuk do të rifillojë pa u ndalur bombardimet në Gaza.

Por duket se edhe Izraeli nuk është i interesuar për armëpushimin, pasi ka tërhequr negociatorët nga Katari, me arsyetimin se Hamasi ka shkelur marrëveshjen.

Ndërkohë ministri i jashtëm i Iranit paralajmëroi se rrezikohet përhapja e konfliktit rajonal nëse Izraeli nuk ndalon krimet e luftës.

Situata duket katastrofike në Gaza, ku civilët janë ekspozuar ndaj sëmundjeve nga mungesa e higjienës. Po ashtu edhe spitalet po përballen me mungesë të furnizimeve, ndërsa numri i të shtruarve është përtej kapacitetit.