Sipas njoftimit të UEFA-s në ditët e para të dhjetorit, tifozët e Kombëtares shqiptare në mbarë botën, mund të sigurojnë një biletë për ndeshjet e Europianit nëpërmjet aplikimit në faqen zyrtare të saj.
Ky proces ka nisur që më datën 4 dhjetor dhe mbyllet sot në orën 14:00. Duke hyrë në faqen zyrtare të UEFA-s dhe përmes linkut që është i bashkangjitur te sektori i biletave, çdo tifoz mund të aplikojë për 4 të tilla pasi ka krijuar një llogari.
Më pas, duke u hedhur shorteu, vjen edhe përgjigja nëse jeni fitues apo jo. Shqipëria do të luajë më 15 qershor me Italinë në Dortmund, 19 qershor me Kroacinë në Hamburg dhe 24 qershor me Spanjën në Dyseldorf.