Vitor Roque, blerja më e fundit e Barcelonës, pasi kaloi testet fizike shfrytëzoi rastin për të thënë fjalën e tij si lojtar më i ri “blaugrana”.
“Jam shumë i lumtur me gjithçka që ka ndodhur në jetën time. Është një ëndërr që tani e kam realizuar. Do të përpiqem të mësoj sa më shumë dhe ta shijoj këtë përvojë unike si lojtar i Barcelonës dhe të shënoj sa më shumë gola.”
Kur u pyet nëse kishte pasur dyshime për nënshkrimin me Barçën, ai nuk hezitoi të tregonte se ishte dëshira e tij më e madhe dhe gjithashtu e familjes së tij.
“Shumë herë. Ka qenë gjithmonë ëndrra ime, që kur isha fëmijë, jo vetëm imja, por edhe e familjes sime. Ata janë gjithashtu këtu duke përmbushur këtë ëndërr,” shtoi Vitor Roque.