Reshje të dendura bore kanë bllokuar rrugët në qarkun Shkodër. Në Qafë Thore në lartësi mbi 1200 metra reshjet e borës kanë qenë të shumta, ndërkohë borëpastrueset po mbajnë të hapur aksin Bogë-Theth. Lëvizja drejt këtyre pikave turistike sugjerohet të bëhet vetëm me automjete me goma dimërore dhe zinxhirë.
Sakaq sa i takon ditës së sotme, parashikohet që nga orët e pasdites dhe në vijim të ketë shtim të vranësirave duke rrezikuar momente me pika shiu në të gjithë territorin e vendit por orët e vona të natës sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke larguar gradualisht reshjet nga i gjithë territori Shqiptar.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë konstante në mëngjes por mesdita sjell një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 15°C.