Mbretëria e Bashkuar i ka vendosur sanksione kompanisë serbe Avio Chem, një prej 46 kompanive dhe individëve që furnizonte dhe financonte Rusinë në luftë ndaj Ukrainës.
“AVIO CHEM, një kompani serbe e cila ka dërguar dërgesa të shumta të pjesëve të avionëve dhe aksesorëve tek subjektet ruse”, njofton Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Mbretëria e Bashkuar godet furnizuesit ushtarakë që mbështesin makinën e luftës ruse. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njofton sanksione të reja që synojnë njerëzit dhe grupet që furnizojnë dhe financojnë makinën luftarake të Putinit.
Mbretëria e Bashkuar shpall 46 sanksione të reja që synojnë individë dhe grupe që furnizojnë dhe financojnë makinën e luftës të Putinit, raporton Politico.
Kjo përfshin bizneset në Bjellorusi, Kinë, Serbi, Turqi, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Uzbekistan, të cilët vazhdojnë të mbështesin pushtimin e paligjshëm të Ukrainës nga Rusia.
Duke përfshirë entitete që operojnë në Kinë, Serbi dhe Uzbekistan, Mbretëria e Bashkuar tani ka ndërmarrë veprime kundër mbi 30 subjekteve të vendeve të treta që mbështesin përpjekjet e Rusisë për luftë. Kjo sinjalizon qasjen pa tolerancë të MB ndaj atyre që mundësojnë luftën e paligjshme të Rusisë, kudo që të jenë.
Furnizuesit e huaj ushtarakë që eksportojnë pajisje dhe pjesë në Rusi janë në mesin e dhjetëra individëve dhe grupeve të sanksionuar sot për të shënjestruar ata që ndihmojnë makinën luftarake të Putinit.
Prodhuesit rusë të armëve dhe importuesit e mbrojtjes ishin gjithashtu në listën e 46 sanksioneve të reja të vendosura, si dhe 3 aktorë që mbështesin rrjetin e Grupit Wagner dhe 4 operatorë të anijeve të ashtuquajtura “flota hije” të përdorura nga Rusia për të zbutur goditjen e sanksioneve të lidhura me naftën. imponuar nga MB së bashku me partnerët e G7.