Armando Broja mund të përfundojë në listën e largimeve nga skuadra e Chelsea-t në merkaton e janarit. Interi ndërkohë është gati që të përfitojë për të përforcuar fazën sulmuese.
Broja është në listën e vogël të preferencave të zikaltërve, aty ku dëshira kryesore është Mehdi Taremi i Porto. Ylli i ri shqiptar është një prej alternativave, ashtu si edhe Anthony Martial i Manchester United.
Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio provoi ta afronte kuqeziun edhe gjatë muajit tetor, periudhë në të cilën në garë ishin edhe Milani dhe Ëest Ham. Problemi mbetet gjithmonë formula për afrimin e sulmuesit, pasi Chelsea i ka vendosur çmimin prej 30 milionë paundë.
Pasi ka luajtur vetëm 386 minuta në këtë sezon, Armando Brojapo vuan që të gjejë formën më të mirë, por edhe minuta të mjaftueshme. Përveç Interit, 22-vjeçari ka edhe oferta nga West Ham dhe Fulham në Premier League.