Në Old Traford Manchester United luan sonte një ndeshje për jetë a vdekje në grup kundër Bayernit të Munchen. ‘Djajve’ iu duhet me patjetër fitorja për të shpresuar kualifikimin në 1/8 pavarësisht se jo gjithçka varet prej tyre. Nëse fiton, United duhet të shpresojë edhe që sfida tjetër mes Galatasaray-t dhe Copenhagen të mbyllet pa fitues.

Në prag të sfidës Ten Hag ka folur me bindje për fitoren e United, ndërsa ka kërkuar edhe mbështetjen e tifozëve, për ta bërë ‘Old Traford’ të papërballueshëm. Një detaj që mund t’u vijë në ndihmë anglezëve është se gjermanët e kanë siguruar më herët jo vetëm kualifikimin, por edhe vendin e 1.

Fitore mbrëmjen e sotme kërkon edhe Interi. Zikaltërit që po kalojnë një moment fantastik do të duhet të mposhtin Real Sociedad në San Siro për vendin e parë. Kjo për të shmangur kundërshtarë ‘big’ në shortin e së hënës për 1/8. Trajneri Inzaghi duket se do të hedhë nga fillimi Fratessin në vendin e Mkihtaryan dhe Sanchez në vendin e Lautaro-s.

Interes paraqet edhe sfida tjetër në Itali mes Napolit dhe Bragës e vlefshme për grupin C. Të besuarve të Mazarit iu duhet 1 pikë për t’u kualifikuar, ndërsa portugezët duhet të fitojnë me patjetër nëse kërkojnë 1/8. Në përballjen tjetër Reali i kualifikuar si i pari luan pa objektiv kundër Union Berlinit.

Në grupin B PSV pret Arsenalin në një 90 minutësh pa objektiv, pasi të dy ekipet janë të kualifikuara, ndërsa sfida tjetër që luhet po në orën 18:45 mes Lensit dhe Sevillias vlen për skuadrën që zbret në Europa League.