Premier League e futbollit në Angli është në javën e 17-të. Këtë të shtunë sfida mes Bournemouth dhe Luton u zhvillua vetëm 59 minuta pasi kapiteni i miqve, Tom Lockyer u rrëzua në fushë për herë të dytë këtë vit duke pësuar arrest kardiak. Luton njofton se ai është i vetëdijshëm pas ndihmës mjekësore.

Në sfidat e tjera, Chelsea fitoi 2-0 me Sheffield United. Armando Broja luajti 15 minuta në fundin e ndeshjes, teksa humbi një rast me portën bosh. Në ‘Etihad’, Manchester City u barazua 2-2 në fund nga Crystal Palace. Grealish dhe Leuis shënuan për “Qytetarët”, teksa Matat dhe Olise (penallti 90+5′) barazuan për Palace. Newcastle mundi 3-0 Fulhamin.

Në “Stamford Bridge”, Chelsea rigjeti fitoren dhe pas dy humbjeve mundi 2-0 Sheffield United për javën e 17-të në Premier League. Palmer në minutën e 54 shënoi për Blutë, teksa sërish i njëjti shtatë minuta më vonë asistoi për Jackson që dyfishoi. Armando Broja luajti 15 minuta, duke humbur një rast të pastër shënimi. Në të 84 minutë sulmuesi i Kombëtares bëri më të vështirën duke e dërguar topin jashtë.

Premier League, java e 17-të:

Bournemouth 1-1 Luton (luajtur vetëm 59 minuta)

Chelsea 2-0 Sheffield United

Manchester City 2-2 Crystal Palace

Newcastle 3-0 Fulham

18:30 Burnley – Everton