Në shtëpinë e “djallit” nuk kishte shumë arsye për të festuar. Këto vigjilje festash e gjetën Milanin të trazuar, të paqartë për të ardhmen, fillimisht dolën zërat për një shkarkim të Stefano Piolit, më pas erdhi një sondazh i kryer me senatorët, në fund dolën me një vendim: “Pioli nuk rrezikon, të paktën jo për momentin”, por hija e Antonio Contes vijon të jetë e fortë dhe konkrete.

Zllatan Ibrahimovic, pak ditë pas mori një rol të rëndësishëm te Milan, ishte përballë një vendimi të fortë, por është e qartë se problemi kryesor i kuqezinjve nuk është vetëm trajneri, nuk pritej që kushdo të ulej në stol në këto momente të ndryshonte situatën si me magji, qoftë ky edhe Antonio Conte.

Në çdo rast, Pioli është i paralajmëruar, ndaj Sassuolos në sfidën e fundit të këtij viti kërkohen pikët e plota, për të mos rikthyer edhe një herë diskutimin mbi të ardhmen. Sigurisht, të arrish te Conte nuk është shumë e lehtë, është një trajner që ka shumë admirues në Serie A, e kanë në plan ekipi si Juve dhe Roma, plus që ka dhe një faturë të lartë financiare.