Deputeti Dashamir Shehi është kundër aksionit opozitar aktual në Parlament, duke theksuar se ky aksion e ka arritur qëllimin e tij dhe se nuk është thelbi i aksionit opozitar. Në studion e News 24, Shehi u shpreh se duhet ndryshuar Kushtetuta e vendit.
“Jemi aty dhe nuk kemi marrë pjesë në komisione për të treguar solidaritet me aksionin opozitar. Por, sigurisht nuk është kjo rruga për ta marrë opozitën dhe për ta çuar atje ku duhet. Qëllimi është të rrëzojmë Edi Ramën, t’i hapet hapësirë demokratike opozitës në Parlament. Jam darkord deri kur të mbrojmë komisionet si elementi kryesor për të hetuar qeverinë, që është kontrolli parlamentar.
Jam për të mos u dënuar më kolegët opozitarë dhe të mos merremi me përjashtime. Opozitës t’i rishpërndahen pushtetet që i takojnë. Deri këtu jam dakord, por që të dalim nga Parlamenti kjo është lojë luftërash. Nuk është esenca e aksionit opozitar. Sot kaloi buxheti i shtetit, pas një jave kalon marrëveshja me Italinë. Mazhoranca i ka rrëzuar amendamentet e opozitës, por debatin nuk ia mbyll dot gojën. Fjalët bindin popullin shqiptar që qeveria e ka keq dhe opozita e ka mirë.
Në këtë rast nuk themi asgjë. Kjo është zëvendësuar me dy flakadanë, me një lloj shou. Kjo e ka arritur qëllimin. Por, duhet të vazhdohet përtej kësaj. Lufta në Parlament bëhet për të bindur shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Për mua duhet të kthehemi në Parlament që më ndan me kolegët. E dyta duhet t’i kthehemi politikës. Të flasim për ligjin zgjedhor, për Kushtetutën. Kjo kushtetutë nuk mund të vazhdojë. I ka akoma hijet e 2008-s. Sikur një Nastradin, 500 mijë vota do t’i marrë opozita se janë vota kundër Edi Rama. Opozita duhet të marrë edhe 200 mijë vota të tjera. Jemi të zotë të dalim në demonstratë, hajde dalim”, tha Shehu.