Sekretai i ri i Jashtëm britanik, David Cameron do të bëjë vizitën e tij të parë në Uashington si kreu i diplomacisë britanike. Udhëtimi do të ofrojë një mundësi për të riafirmuar marrëdhënien e fortë midis “Mbretërisë së Bashkuar dhe aleatit të saj më të ngushtë strategjik”, sipas një njoftimi për shtyp të Ministrisë së Jashtme.

Cameron, kryeministër i Britanisë nga viti 2010 deri në vitin 2016 u emërua më 13 Nëntor si Sekretari i ri i Jashtëm i qeverisë konservatore nën drejtimin e Rishi Sunak.

Në Uashington, ai do të zhvillojë bisedime me “anëtarët kryesorë të administratës së presidentit amerikan Joe Biden, duke përfshirë Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken dhe do të takohet me figura republikane dhe demokrate në Kongres, raporton Reuters.

Fokusi i bisedimeve do të jetë “mbështetja e Ukrainës në luftën kundër agresionit rus” dhe “tensionet në Lindjen e Mesme”. David Cameron bëri udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që kur mori postin e tij të ri në Ukrainë më 16 nëntor.

Në Kiev, ai premtoi se Londra do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Ukrainën “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.